Nga Amelia Earhart dhe Howard Hugues te Pietro Leemann: pse këta personazhe janë konsideruar pionierë?
Ja se si të frymëzoheni
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për frymëzim. Sepse është e nevojshme të shkojmë përtej gjithçkaje që duket se na ngadalëson, të imagjinojmë një të ardhme në të cilën gjithçka të rifillojë rrjedhën e saj.
E vendosëm pikënisjen në të kaluarën, afër pionierëve që sfiduan kohën e tyre dhe ndërtuan të vetën dhe të ardhmen tonë. Duhet të jemi të sigurt: edhe sot njerëzit që sfidojnë kohën ekzistojnë dhe do të na ndihmojnë të rimarrim iniciativën, guximin, krijimtarinë dhe qëndrueshmërinë.
Amelia Earhart
Shkathtësia
Ajo ishte gruaja e parë që fluturoi mbi Atlantik në vitin 1932. Vendosi që jeta e saj të ishte në bordin e një aeroplani në moshën 20-vjeçare. Shkathtësia e saj është gjithçka në një fjali: “Mënyra më efektive për të bërë diçka është … bëje atë!” Që në moshë të re ajo ka qenë gjithmonë rebele dhe antikonformiste: përvoja e saj e parë fluturuese, një vajzë e re në bordin e një “kutie” prej druri nga çatia e kapanonit pranë shtëpisë. Disa mavijosje nuk e demotivuan Amelinë e re. Në vitin 1922 ajo bleu aeroplanin e saj të parë, një biplane i quajtur “Kanarina”, me të cilën ajo filloi karrierën e saj në qiell.
Elinor Smith
Kurajo
I mori mësimet e para të fluturimit në moshën dhjetëvjeçare, dhe gjashtëmbëdhjetëvjeçare u bë pilotja më e re në botë e autorizuar për të fluturuar. Ajo ishte e famshme në vitet Tridhjetë për bëmat e saj gjatë fluturimit, rekordet që ajo ka pushtuar janë të panumërta. Ishte gjithashtu pilotja e parë femër për testet e kualifikimit. Edhe sot mbetet shembull për vendosmërinë dhe guximin e saj, gjë që e bëri të kapërcejë momente të vështira dhe në limite të së pamundurës. Një herë tha: “Fëmijët duhet të ëndërrojnë dhe të kenë një synim për t’u përkushtuar. Për mua kishte vetëm një rrugë: gjashtë vjeçe e dija se do të fluturoja”.
Howard Huges
Krijuesja
Stan Lee thotë se për të krijuar karakterin e Tony Stark, Njeriu i Hekurt (Iron Man) i Avengers, u frymëzua prej tij. Në vend të kësaj, Martin Scorsese e tregoi historinë e vërtetë në filmin “Aviatori”. Në të vërtetë, jeta dhe veprat e Hoëard Hugues kanë qenë legjendare. Miliarderi amerikan – midis viteve 1930 dhe 1940 konsiderohej njeriu më i pasur në Amerikë – por mbi të gjitha kishte dy pasione të mëdha: kinemanë dhe aviacionin. Ai hapi një shtëpi prodhimi filmi, si edhe një kompani të prodhimit të avionëve. Arritja e tij më e madhe: të fluturojë nëpër botë në pak më shumë se tre ditë.
Paul-Emile Victor
Qëndrueshmëria
Është njeriu që ka “pushtuar” polet. Një eksplorues i kujdesshëm dhe i përgatitur, një etnolog që përgatiti ekspeditën e parë franceze në Polin e Veriut, në bregun lindor të Groenlandës. Gjatë viteve ai nuk është ndalur kurrë, në total ka bërë rreth 60 ekspedita dhe pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në vendet më jo-mikpritëse të planetit. Gjithmonë një shembull i fortë dhe aktual për zbuluesit e sotëm, Instituti Polar Francez i është kushtuar atij. Në Groenlandë, në bazën “e tij”, shkencëtarët kanë studiuar evolucionin e akullnajave.
Nëse pionierët e mëdhenj të së kaluarës kishin nevojë të lundronin në qiell ose të dilnin në tokë të panjohur për të hyrë në histori, pionierët e sotëm mund të jetojnë më pak të rrezikuar. Mund të qëndroj në kuzhinë. Sepse sfida është të shikosh përtej, të mos ndalesh te paraqitjet. Duke kujtuar se vetëm duke filluar nga tradita mund të bëhet risi.
Peter Leeman
Përsosmëri
Është shef kuzhine i Joia në Milano, restoranti i parë vegjetarian në Evropë që ka marrë yllin Michelin në 1996. Një pionier i kuzhinës natyrore vegjetariane, i pari që e ka konceptuar atë jo si heqje, por si një eliminim i proteinave jonormale. “Ndjesia e kuzhinës sime korrespondon me të menduarit, qëllimi im është të jem një lidhje midis natyrës dhe të ftuarit tim.”
Leeman rishkroi rregullat:
Kuzhina e tij ishte i ka kapërcyer kohërave ku perimet dhe mbështetja nuk janë më tema të ngrohta. Ai demonstroi se si inovacioni mund të bazohet në traditë, atë të disiplinave të lashta orientale që e frymëzuan dhe që ai është një popullarizues, jo vetëm në kuzhinë, por edhe në mënyrën e konceptimit të jetës.
Përgatiti: L. Veizi/ Burimi: huffingtonpost.it