Dojna Mema rikthehet në Top Channel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë i bujshëm ishte largimi i Dojna Memës nga Top Channel. Ajo ishte një nga figurat kryesore të televizionit në fjalë. Moderatorja zbuloi muaj më parë, se ajo nuk do e drejtonte më emisionin “Pop Culture”, duke u shprehur se gjithçka e ka një fillim e një fund.

Në deklaratat e saj ka pohuar shpesh që largimi ishte paqësor, duke theksuar mundësinë e një rikthimi në televizionin ku nisi karrierën në ekran. Në emisionin “Why not”, Mema shpjegoi gjithë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Dojna tha në emision se linja editoriale e Top Channel, nuk përshtatej më me gjërat që ajo donte të bënte dhe se ishte shkëputur nga televizioni me respekt nga të dyja palët. “Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”, u shpreh ajo ndër të tjera.

“News31” ka mësuar nga burime pranë Top Channel që Dojna do të rikthehet, dhe do të drejtojë një prej formateve, promoja e të cilit është publikuar tashmë, “Let’s dance”. Balerini i njohur Graciano Tagani, do të jetë autori i këtij formati konkursi në kërcim, me të rinj të talentuar që do të realizohet brenda “E diell” dhe Dojna do të jetë moderatore.

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV