“Në kujtim të Otto Barić”/ Presidenti i FIFA-s, mesazh për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Otto Barić, u nda nga jeta më 13 dhjetor në moshën 88 vjeçare. Një lajm i hidhur për futbollin, që humbi një figurë që ka dhënë kontribut të madh për këtë sport për dekada me radhë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera ku ai punoi si Kroaci, Austri, Turqi, Gjermani, etj.

Për ndarjen nga jeta të Otto Barić ka reaguar edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i ka përcjellë ngushëllimet e tij komunitetit kroat të futbollit, por edhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar ndër vite me ish-trajnerin e njohur.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të kombëtares dhe figurës emblematike të futbollit kroat, Otto Barić. Fjalët duken të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin që ndiejmë për këtë humbje”, – shkruan numri një i FIFA-së në telegramin e ngushëllimit dërguar Presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Šuker, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Austriake të Futbollit.

Në letrën e tij të titulluar “në kujtim të Otto Baric”, Presidenti Infantino kujton karrierën e kroatit të shquar, i cili si futbollist përfaqësoi ngjyrat e Metalac Zagreb dhe NK Lokomotiva. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai nisi një karrierë të suksesshme si trajner, që do të zgjaste për më shumë se katër dekada.

“Ai ishte trajner i klubeve në Kroaci, Gjermani, Austri dhe Turqi, duke fituar disa tituj me FC Wacker Innsbruck, SK Rapid Wien, FC Red BullSalzburg dhe GNK Dinamo. Ai gjithashtu ishte trajner i ekipeve Kombëtare të Austrisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, që ishte edhe emërimi i tij i fundit”, – shkruan Infantino, teksa shton më tej: – “I konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit kroat të të gjitha kohërave, një legjendë e trajningut, udhëheqës dhe motivues i ekipit, trashëgimia dhe arritjet e tij, e në veçanti lidershipi i tij, personaliteti i tij dhe cilësitë e tij njerëzore nuk do të harrohen kurrë, dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, unë dëshiroj të përcjell ngushëllimet tona më të ndjera për Federatën Kroate të Futbollit, dhe për familjen, miqtë dhe të dashurit e Otto-s”, – shkruan ndër të tjera Presidenti i FIFA-s, Infantino në mesazhin e tij.

Lexo edhe :  “PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në!

Edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i trishtuar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Bariç ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera gjatë eksperiencës së tij në stolin kuqezi. “Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë”, – tha Presidenti Duka.

Të fundit

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Lajme të tjera

Web TV