OKB: 16 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se edhe pesë milionë afganë  do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

Nevoja po rritet dhe “fondet janë urgjentisht të nevojshme”, tha ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështje humanitare, Ramesh Rajasingham.

Ai tha se situata do të përkeqësohet edhe nga dimri i ashpër që zakonisht përjeton Afganistani.

Rajasingham kujtoi se OKB ka kërkuar mbështetje për rreth 11 milionë afganë në vitin 2020, ndërsa për vitin e ardhshëm, kjo shifër mund të rritet në rreth 16 milionë.

Afganistani është në luftë që nga viti 2001. Forcat qeveritare janë duke negociuar me militantët talibanë për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.

Por, pavarësisht bisedimeve, dhuna vazhdon.

Të martën, së paku 3 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Kabul. Në mesin e të vrarëve ka qenë edhe zëvendësguvernatori i provincës së Kabulit, Mahbobullah Mohibi.

Në muajin tetor, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se 2,117 civilë janë vrarë dhe 3,822 janë plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Të fundit

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima...

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti...

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe Shqipëria si një histori suksesi. Sipas...

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës,...

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe...

Lajme të tjera

Web TV