Pedagogu kërcënohet për deklaratën: Do të marrin zvarrë naçut e Astirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogu ka bërë një deklaratë në media e cila ka shkaktuar shumë reagime. Më shumë për keqkuptimin sesa për përmbajtjen e saj.

Në emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit, Prifti u përpoq të shpjegonte përshkallëzimin e protestës, duke thënë se e dhuna dhe vandalizmat erdhën si pasojë e kushteve të jetesës së të rinjve, të cilët sipas tij janë lënë pas dore nga shteti dhe nuk kanë modele.

Sipas pedagogut, shoqëria shqiptare gjendet në një krizë intelektuale e kulturore. Prifti përdori një diskurs të fortë, duke thënë se të rinjtë vijnë nga getot, nga llumi i Astirit siç e quan ai, dhe nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga ata. Kjo deklaratë nxiti reagime, aq sa familja e tij dhe ai vetë është kërcënuar.

“Tallavaland! Shkruaj artikull 6 faqe, tre emisione ne TV nga dy ore, dy intervista ne radio per te folir per ide dhe per te sqaruar dhe barbaret shikojne vetem titullin! Ay ka shume te drejte kur thote kazan se perpos sajeses dhe cdo absurditeti ju nuk mbani pergjegjesi per asnje gje!

Per personin tim mund te sajosh cfare te duash sepse perderisa km zgjedhur te jetoj ne kete hale nuk e kam problem! Thuaj cte duash: me bej te PD, me bej te PS, me bej te LSI, me bej te lalit, me bej te Zamirit, ore te kujt te duash ti!

Une do them te verteten perhere se e kam ndare mendjen, do them mendimin tim ashtu si eshte dhe e kuptoj qe liria ka cmim dhe kjo ka kosto! Por kur mashtron dhe nxjerr nga konteksti te pakten konsidero pasojat ndaj te treteve.

Familja ime ndodhet ne Astir dhe deri tani kam marre mbi 40 kercenime nga me absurdet te me ekstremet. Me beso nuk me tut gje mua, por nuk kane kusur familjaret e mi per fushatat kundra meje dhe per mungesen e pergjegjshmerise, moralit, rregullit, dhe te skrupullit te cilit do kazani”, shkruan pedagogu Prifti.

Lexo edhe :  Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Ai publikon një foto teksa një person e ofendon dhe i thotë se të rinjtë e Astritit “do ta marrin zvarrë”.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV