Ahmetaj nxjerr shifrat: Mandati i tretë i natyrshëm për të majtën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për ekonominë. Ahmetaj nxori shifrat duke thënë se qeveria ka mbështetur biznesin e vogël, duke u kursyer atyre 132 mln dollarë.

Ai deklaroi se ulja e taksës për biznesin e vogël është një premtim i mbajtur, ndërsa nuk i kurseu ironitë për opozitën.

Teksa ka shtruar disa pyetje që i cilësoi retorike, Ahmetaj shigjetoi liderin e PD-së, duke e quajtur atë komedian. Duke bërë një bilanc për ekonominë dhe shifrat nga fondi i pagave që sipas tij është rritur me 56%, Ahmetaj tha se mandati i tretë është i natyrshëm për të majtën.

Ulja e taksës për biznesin e vogël, premtim i mbajtur. 130 milionë dollarë i janë kursyer familjeve. 106 % rritje. 151 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Si u zgjeroja punësimi në një sektor apo ekonomi kur ekonomia bie?! Si shkon punësimi nga 439 mijë në gati 720 mijë? Pyetje retorike për komedianin! Shyqyr që shpëtoi Devolli dhe Kapshtica nga boloria e borieve. Keni dëgjuar këtu bolorinë e oligarkisë.

Nën maxhorancën totalisht të majtë, biznesi i madh ka paguar 395 mln dollarë. Çdo qytetar, me shkollë, pa shkollë, i majtë i djathtë, më thoni; cila është maxhoranca që anon për qytetarin e zakonshëm. Lë ta kundërshtojë njeri me meme. Doni fondin e pagave? ! Kjo ishte një nga arsyet për të rrëzuar buxhetin. Fondi i pagave, mjekët dhe infermierët, u vlerësuan për betejën përballë COVID, apo dhe mësuesit. Kemi pasur një flamur, që do ta mbajmë dhe për mandatin e tretë, progresivitetin.

Nëse do të ishit në regjimin e para 2013-ës, për të djathtën ekstreme që punon vetëm për 1 % të shqiptarëve, do kishit paguar 1 mld dollarë më shumë vetëm për taksën e sheshtë. Po i bëj komedianit disa pyetje; nëse në 100 mln dollarë grante janë shpërndarë 74 mln dollarë, sa për qind janë këto?! 2.6% janë?! Sa për qind të shkollave janë këto?! Janë mbi 1 mijë shtëpi që përfundojnë në dhjetor, sa janë këto 2.6? Duhet t’i ktheheni tabelës së shumëzimit.”, tha Ahmetaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

VIDEO/ Momenti i shembjes së një ure hekurudhore që ishte në ndërtim e sipër në Kinë

Të paktën 12 punëtorë humbën jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një urë hekurudhore në ndërtim e sipër u shemb mbi...

U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen e tij në qytetin bregdetar të...

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet se vrau me thikë ditën...

Lajme të tjera

Web TV