Cakaj: Financim për ngritjen e Shkollës Digjitale dhe rindërtimin e fillores “Sami Frashëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të mbështetjes së drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se është vendosur mbështetja financiare për blerjen e pajisjeve për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë dhe rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në fshatin Konçul.

Gjithashtu, sikurse thekson Cakaj mbështetja do të ofrohet edhe në pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për çdo grupmoshë në Preshevë, Bujanoc dhe për shkollat shqipe në Medvegjë.

Kryediplomati Cakaj nëpërmjet reagimit edhe një herë shprehu angazhimin e tij të plotë për vazhdimësinë e të gjithë projekteve të nevojshme për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Porositë e Ramës: “Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat…”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e PS-së, aktualë dhe ata të dalë nga...

Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme...

Milan mbetet duarbosh, kryegolashënuesi i Italisë joshet nga milionat e Arabisë Saudite

Pas refuzimeve të Dybala, Kean dhe Orsolini, skuadra arabe e Al-Qadsiah po synon transferimin e sulmuesit të kombëtares italiane Mateo Retegui. Sipas “Sky Sport”, një...

U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit...

Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Blerina Gjylameti ka dedikuar një shkrim lamtumire dhe falenderimi me rastin e seancës së fundit parlamentare të kësaj legjislature, ku ajo ishte pjesë si...

Lajme të tjera

Web TV