Lewandowski ia doli/ Mposht Messin dhe Ronaldon, shpallet futbollisti i vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski është shpallur futbollisti i vitit nga FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit dhe polaku ka fituar në duel me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit ndarja e çmimeve ka ndodhur në mënyrë online.

Por befasia ka ndodhur sa i përket futbollistit të vitit, ku tre konkurrentët, Messi, Ronaldo e Lewandowski ishin drejtpërdrejtë.

Në atë moment presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino është futur në dhomën ku po qëndronte Lewandowski për t’ia dhuruar çmimin si më i miri i vitit në botë.

Polaku ka pasur një vit të jashtëzakonshëm si në aspektin personal ashtu edhe në ekipor.

Ai ka fituar tre tituj me Bayernin, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajme të tjera

Web TV