Kuçovë/ Sherr për stallën e derrave, qiramarrësi vret me armë pronarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Berat. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Autoritetet bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: Vangjel Polovina, 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Ajet Guneli, 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Lajme të tjera

Web TV