Rënia e qarkullimit vjetor në Kosovë 1.2 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit vjetor në Kosovë dhe mbledhjen e tatimeve.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ekrem Hysenaj tha se “nga marsi deri në tetor ka pasur rënie të qarkullimit 1.2 miliardë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas, Hysenajt, nga periudha janar-nëntor, ATK-ja ka inkasuar 426.6 milionë euro, 39 milionë më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Sektorët që më së shumti janë atakuar gjatë kësaj periudhe i kemi sektorët e argëtimit dhe rekreacionit, sektori i patundshmërisë dhe sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, tha Hysenaj.

Kryeministri Hoti tha se institucionet e vendit janë munduar që përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe ligjit për rimëkëmbje të kompenzojnë bizneset nga ndikimi negativ i pandemisë.

“Kam formuar grup punues për pakon e re fiskale që do të finalizohet në fillim të janarit. Në bazë të diskutimeve me komunitetin e biznesit për të dalë me masa të teja të politikave fiskale”, tha Hoti.

Më herët zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Nga vlera e përgjithshme prej 182 milionë eurove, pjesa më e madhe, sipas Krasniqit, është dedikuar për kategorinë subvencione dhe transfere, që përbën 54 për qind ose 114 milionë euro dhe për shëndetësi 30 milionë euro. Shuma të tjera do të ndahen për komuna, investime kapitale dhe të tjera.

Lexo edhe :  Konfirmohet rasti i parë i murtajës për delet dhe dhitë në Kosovë

Por, përfaqësuesit e subjekteve ekonomike në Kosovë, Agim Shahini dhe Berat Rukiqi, theksojnë se shuma e mjeteve është e pamjaftueshme, por megjithatë kërkojnë që shpërndarja të realizohet në rastin më të shpejtë, pas miratimit të Projektbuxhetit.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Lajme të tjera

Web TV