18 dhjetor 1981, vdekja e Mehmet Shehut, kryeministri që drejtoi për 28 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai vazhdon të cilësohet si kryeministri me jetëgjatësi në historinë 108-vjeçare të shtetit shqiptar. Drejtoi ekzekutivin për afro 28 vite më radhë. Pas Enver Hoxhës, pretendohej se Mehmet Shehu ishte zëvendësi absolut i tij, duke u karakterizuar si njeri i vendosur, me parime dhe strateg ushtarak.

I lindur më 10 janar 1913, në Çorrush të Mallakastrës, ai shfaqi zgjuarsi që në fëmijëri. Si i tillë, u dërgua në Shkollën Teknike amerikane të Harri Fultzit në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1932. Kjo shkollë i shërbeu si një “trampolinë” për t’u hedhur më pas në Akademinë Ushtarake të Napolit, edhe pse nuk arriti ta përfundojë, pasi u përjashtua pak para diplomimit për motive politike. Në Shqipëri për një kohë të shkurtër me qëllimin e vetëm që të shkonte në Spanjë, ku mori pjesë në luftimet e internacionalistëve gjatë viteve 1937-1939.

Pas Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu do të provonte internimin në Francë, të cilin e vuajti deri më 1942, vit kur edhe u rikthye në Shqipëri. Shumë shpejt do të lidhej me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ende pa u mbushur viti, ai zgjidhet me shumicë votash kandidat i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Me krjimin e Brigadës së Parë në Vithkuq, Mehmet Shehu merr komandën e saj. Me organizimin e Këshillave Nacionalçlirimtarë, ai zgjidhet anëtar i tyre gjatë Kongresit të Përmetit dhe në nëntor 1944 gëzon funksionin e plotë të komandantit të Divizionit të parë Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitet 1946-1947 Mehmet Shehu u emërua si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Duke patur këtë pozicion të lartë, ai nisi një specializim në Bashkimin Sovjetik, duke kryer Akademinë e Lartë Ushtarake “Voroshillov”. Në Kongresin e Parë të PKSH-së (1948), pas goditjes së grupit të Koçi Xoxes, ai mori postin e Ministrit të Brendshëm, duke u zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe njëkohësisht zv/kryeministër. Nga viti 1954- 1981 Mehmet Shehu ishte numri një i qeverisë shqiptare, pra kryeministër i Shqipërisë dhe në disa periudha (1974-1979) edhe ministër i Mbrojtjes Popullore.

Lexo edhe :  Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Në fund të dhjetorit 1979, ai zëvendësoi Hysni Kapon si sekretar i KQ të PPSH-së. Por edhe pse dukej se tashmë Mehmet Shehu ishte më i fortë se kurrë, dy vite më pas ndodh krejt e kundërta. Fillimisht ai merr disa “goditje” të lehta, ndërsa më 17 dhjetor 1981, Mbledhja e Byrosë Politike ishte fatale për të. Një ditë më pas, mediat shtetërore japin lajmin e thatë: “Vdiq Mehmet Shehu!”.

Kreu i qeverisë komuniste kishte pak orë që kishte ndërruar jetë dhe në dijeni ishin vetëm Byroja Politike e përbërë nga 13 anëtarë. Megjithatë, problemi nuk ishte te udhëheqësit dhe mënyra se si do ta prisnin ata vdekjen e kryeministrit, por te masa e thjeshtë, populli. Për këtë arsye, dy mjetet kryesore të komunikimit masiv, Televizioni Shqiptar dhe gazeta “Zëri i Popullit”, morën udhëzimet përkatëse për dhënien e lajmit. Ndërkohë që Blloku “ziente” nga brenda, në dukjen mediatike flitej për rendimentet, aksionet për ndërtimin socialist të vendit, madje u shfaq edhe  një komedi e njohur e Teatrit Popullor, “Ushtari i mirë Shvejk”.

Ora 18.00. Në lajmet e para të mbrëmjes folësi i “Tiranës”, shfaqet me fytyrë pak më serioze se netët e tjera. Kronikën kryesore padyshim e zinte vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu, duke dhënë edhe shkaqet. Teksa lexoi komunikatën e përgatitur nga lart, theksoi “vetëvrasje”, duke vijuar pastaj motivin “pas një krize nervore”. E gjithë kronika nuk ka zgjatur më shumë se një lajm i zakonshëm 30-40 sekondësh, i cili është pasur menjëherë nga një varg kronikash që ishin në kuadër të diskutimeve dhe vendimeve të Byrosë Politike që ishin marrë gjatë punimeve të Kongresit të Tetë.

Të fundit

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë...

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do të aplikohet vetëm në dy...

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nuk është larguar nga...

Lajme të tjera

Web TV