Aksident fatal në Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës” në Vlorë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Makina drejtohej nga 37-vjeçari P.I, ndërsa e vdekur në vend ka mbetur 75-vjeçarja S.G. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

“Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.