Basha zotohet: Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për krimet serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një zotim publik në emër të tij dhe të partisë që drejton se pas ardhjes në pushtet do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin institucional me Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila prej 2 ditësh qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare, lideri demokrat tha se kur PD të vijë në pushtet do të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve nga ana e Serbisë. Basha tha se nuk do te lejojnë që historia të rishkruhet nga agresorët.

Duhet qëndrim i unifikuar për Kosovën. Zotimin tim se pas 25 prillit do të ketë një qëndrim ndryshe të qasjes së Tiranës ndaj marrëdhënieve Shqipërisë-Kosovë në rrafsh të parë. Duke zhbërë atë që ka konstatuar dhe komisioni Evropian, një rënie të bashkëpunimit. Në themel kanë qëndruar çështjet kombëtare. Kemi bërë gjithçka për njohjen e Kosovës.

Jam i brengosur se nga një fat i tillë për Kosovës, Prishtina zyrtare dhe populli i Kosovës nuk ka mbështetje që duhet të ketë nga Shqipëria. Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë, për të dënuar gjenocidin e serbëve në Kosovë. Por do të obligoje institucionet e Shqipërisë që të jenë në mbrojtje të institucioneve të Kosovës. S’mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. S’mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata që bënë agresorin, dhe shkaktojnë aq shumë vuajtje.

Në këtë kuadër do të vazhdojmë që të mbështesim dialogun Serbi-Kosovë, mes dy vendeve, për të përfunduar një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të stabilitetit. Kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam; nevoja për bashkëpunim ekonomik.”, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ndërtimet mbi pronën e tjetrit i kemi peshqesh nga këneta”, Rama: Kur morëm detyrën….

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që...

Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto shtëpi mund të shfrytëzohen nga...

Gjyshërit, të varur nga facebook/ Rrjetet sociale shkaktojnë varësi edhe tek të moshuarit

Varësia nga rrjetet sociale, përdorimi i tepërt, shpenzimi i gjatë i kohës me to është një shqetësim tek fëmijët dhe të rinjtë. Por ndoshta...

“The Simpsons” parashikuan vde*kjen e Papa Françeskut dhe fundin e botës? (Video)

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Papa Françeskut, ka ‘ngjallur’ dhe teoritë konspirative nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, po qarkullon një video, e cila tregon...

Veliaj e gjen më në fund/ Më ka futur në burg Saliu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në fund Veliaj e ka gjetur...

Lajme të tjera

Web TV