Cakaj-Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me Komisionerin Várhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjerësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër Covid në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, shkruan Cakaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV