“Mayflower”, anija pa kapiten që do të lundrojë në oqeane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si makinat pa shoferë që bëjnë udhëtime në tokë, anijet autonome po shfaqen si një mënyrë e re për të përshkuar oqeanet e botës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim anijes autonome “Mayflower”, një anije pa kapiten me energji diellore që do të udhëtojë nga Britania në Shtetet e Bashkuara duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ajo quhet “Mayflower”, por nuk është aspak e ngjashme me anijen e shekullit të 17-të që solli pelegrinët në Amerikë. Anija e re “Mayflower” është autonome, pa asnjë pasagjerë ose ekuipazh në bordin e saj dhe ajo kontrollohet nga inteligjenca artificiale.

E prodhuar nga organizata detare jofitimprurëse Promare dhe kompania teknologjike IBM, anija pa kapiten, plotësisht autonome do t’i bëjë homazhe pelegrinazhit origjinal të vitit 1620, duke bërë udhëtimin transatlantik nga Britania në Plimith të Masaçusetsit prillin e ardhshëm.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë IBM për teknologjinë, Andy Stanford-Clark thotë se një nga qëllimet kryesore të këtij udhëtimi është mbledhja e të dhënave.

“Përmes këtij udhëtimit shpresojmë të mësojmë më shumë rreth ndikimit që ndryshimi i klimës dhe ndotja kanë mbi oqeanet”, thotë ai.

Anijet pa kapitenë me aftësi autonome nuk janë një gjë e re, por ato zakonisht janë të telekomanduara ose të programuara për të udhëtuar në linja të caktuara.

“Mayflower” do të vetë-drejtohet.

“Sapo të dalë në det, jashtë diapazonit të rrjetit 4G, ajo do të jetë e vetme. Ne shpresojmë që t’i marrim komunikimet satelitore, por nuk varemi nga ato”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

“Anija duhet të jetë në gjendje të ndjejë dhe kuptojë vetë mjedisin e saj dhe të marrë vendime”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

Lexo edhe :  Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale dhe programet e mësimit të makinerisë të kompanisë IBM.

“Anija është trajnuar për të identifikuar mijëra imazhe të gjërave të ndryshme në oqean që sistemi i inteligjencës artificiale i kompanisë IBM i njeh dhe pastaj në bazë të këtyre të dhënave programi vendos se cilën rrugë do të ndjekë”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

Duke përdorur kamerat dhe sensorët në bord, anija do të kryejë gjithashtu eksperimente të ndryshme shkencore. Studiuesit e dinë se suksesi i saj nuk është i garantuar.

“Kamerat mund të dëmtohen, mbulohen me pika uji, dhe për këto arsye mund të mos jenë në gjendje të përçojnë imazhe të qarta. Këto janë sfidat me të cilat përballemi gjatë krijimit të sistemeve për të shmangur dështimin e misionit”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

400 vjet më vonë, teknologjia padyshim që ka evoluar, por trashëgimia e anijes “Mayflower” vazhdon të jetë e fortë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Lajme të tjera

Web TV