Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Përmes një video-konference, ai bisedoi të premten me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit rreth asaj se si të ndihmohet furnizimi i tyre me vaksinat kundër koronavirusit.

Pjesë e videokonferencës ishte edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” – shkruan Cakaj reagimin e tij.

Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: i pari është progami i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë se vaksina është në dispozicion edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; kanali i dytë është përmes shteteve individuale anëtare, që do të kanë tepricë vaksinash, raporton REL.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën, ndërsa, sipas paralajmërimeve, vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor.

Të gjitha shtetet anëtare do të kenë qasje në vaksina në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat çmime. Vaksinimi ka nisur tashmë në disa shtete: Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada e Arabi Saudite./Fjala.al/

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV