Parlamenti zgjodhi me 96 vota pro anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetues Altin Binaj. Debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës parlamentare mbi ligjshmërinë e procesit, pasi minimalisht KED duhet të sillte tre kandidatura dhe të përzgjidhej njëri prej tyre.
Parlamenti zgjodhi anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj, mes shumë debatesh në lidhje me procedurat dhe ligjshmërinë, pasi ishte i vetmi kandidat dhe “përzgjedhja” konsiderohej si fakt i kryer. Pas shumë diskutimesh Kuvendi i Shqipërisë votoi me 96 vota pro projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese” duke i dhënë mandatin anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj.
“Parlamenti shqiptar ka votuar sot (dje) anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkroi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Para se të kalohej në vitim deputetëi i opozitës Parlamentare Myslym Murrizi kritikoi mënyrën sesi në Parlament ishte sjellë vetëm një kandidaturë nga minimalisht tre që parashikohet në Kushtetutë.
“Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua. Nuk votoj kundër Kushtetutës me porosi të ambasadorëve, se duan ndërkombëtarët. Na keni sjellë disa emra që janë të afërt me njerëz në pushtet. Nuk votoj çdo paçavure, pse thotë edhe një filan a fistek i huaj. Po bëni Gjykatë Kushtetutese me njerëzit tuaj”, tha Murrizi.
Ndërsa Vasilika Hysi e cila në atë kohë drejtonte edhe punimet në Kuvend u shpreh se kandidatura e Binajt ishte dakordësuar më parë dhe se kishte kaluar filtrin nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tashmë me zgjedhjen e Binajt ka shkuar në pesë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për të qene funksionale nevojiten të paktën gjashtë anëtarë nga nëntë që është në organikën e këtij institucioni.
Edhe ministrja e Minitrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes rrjetit social tiwtter ka reaguar për këtë vendim.
Ajo shkruan se “Vendimi sot i Kuvendit të Shqipërisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se mazhoranca është tërësisht e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi deri në fund, si një angazhim ndaj qytetarëve dhe për të avancuar në integrimin evropian! Përshëndes përpjekjet e KED për të përfunduar në kohën më të shkurtër të mundshme proçesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve me qëllim plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese! Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të plotësohen tërësisht sa më shpejt dhe është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të përfshira, për ta bërë të mundur funksionimin e plotë të tyre.”
Pritet që në ditët në vijim KED ti dërgojë edhe kreut të shtetit një listë për të zgjedhur anëtarin tjetër. Javët e fundit ka pasur angazhim të përhershëm ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë Yuri Kim e cila ka kërkuar që brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Sipas saj institucionet përgjegjëse duhet të punojnë për ta plotësuar këtë kusht në mënyrë që institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë në vend të nisi funksionimin e saj. Prej tre vitesh Gjykata Kushtetuese është inakzistente pasi disa nga anëtarët e saj nuk kaluan procesin e vetingut, ndërsa të tjerë o dorëhoqën për shkak se u kishte përfunduar mandati.
Ambasadorja Kim: ‘’Lajm i madh’’, tani duhet edhe 1!
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese. Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që sa më shpejt KED të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës. Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE si dhe reflekton në bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit e Parlamentit.
Gjithashtu edhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese Altin Binajt nga Kuvendi i bën thirrje KED që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti. Sipas Soreca-s, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.
Çuçi dhe Konomi, brenda një dite dekretim dhe miratim
Kuvendi miratoi me nga 97 vota pro dy ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi. Kuvendi futi në axhendën e votimit edhe dekretet e Presidentit Meta për Sandër Lleshajn, Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin. 101 deputetë votuan pro shkarkimit të Lleshajt, 99 pro shkarkimit të Çuçit si ministër i bujqësisë dhe 97 pro emërimit po të tij si ministër i brendshëm. 97 vota pro mori edhe Milva Ekonomi e cila merr postin e ministrit të bujqësisë.
Vetëm mesditën e djeshme kryeministri Rama bëri publikë dy emrat e rinj, kurse sot Presidenti nuk pengoi emërimin e tyre duke i dekretuar si Çuçin edhe Ekonomin. Nga ana tjetër në paraditen e djeshme kreu i shtetit Ilir Meta dekretoi menjherë Çuçin dhe Konomin pa u “menduar gjatë”, ndonëse kushtetuta ia lejon që predienti ka kohë të shprehet deri në dhjetë ditë. Lëvizjet në kabinetin Rama ndodhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra e ministrit të brendshëm pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.