Rikthehen protestat në Shkodër, kapen dy të rinj me shishe benzine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët u mblodhën sërish sot në tubim.

Protesta nisi pak para orës 11:00 në sheshin “Luigj Gurakuqi”. Një grup i forcave të rendit u vendosën pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër.

Me thirrjet “Rama ik”, apo duke përdorur edhe fjalë banale, me dhjetëra të rinj u grumbulluan në qendër të qytetit.

Kur kaloi një orë nga fillimi i saj protesta, u mbyll në mënyrë paqësore, por dy djem u shoqëruan në Polici.

Teksa blutë e Shkodrës nuk kanë ende një njoftim zyrtar, mësohet se dy të miturit e shoqëruar kishin shishe benzine me vete. Ndjekja dhe kapja e tyre u bë pranë gjykatës se shkallës së parë në Shkodër.

Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej një efektivi policie, precipitoi në dhunë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit. “Mënyra me...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Lajme të tjera

Web TV