Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës rihter ka goditur jugun e vendit tonë pas mesnatës.
Epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës. Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 2 kilometra.
Kjo ka bërë që lëkundjet të ndjehen më fort në të gjitha zonat përreth. Deri tani nuk ka raportime për dëme./Bl.Ba/Fjala.al