Formula 1, Toto Volf: I përkushtuar përjetë tek ky projekt i “Mercedes”-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i skuadrës së “Mercedes”-it, tanimë aksioner madhor i saj, shikon përtej rinovimit 3-vjeçar. Ndonëse kishte firmosur të premten për vetëm 3 vite si drejtues aktiv i skuadrës së “Mercedes”-it në Formula 1, Toto Volfi ka deklaruar se ai e shikonte veten si anëtar të skuadrës për gjithë jetën.

Austriaku 48-vjeçar do të ketë të drejtën të kalojë në një rol të ri ekzekutiv brenda organizmit kur ai ta gjykojë si kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Toto Volf ndjehet “i përkushtuar përjetë” tek projekti i “Mercedes”-it në Formula 1, pasi e ka rritur përqindjen e aksioneve të tij dhe ka rënë dakord që të vijojë edhe për të paktën 3 vite të tjera si drejtues i skuadrës.

“Mercedes”-i bëri të ditur të premten se pronësia e skuadrës është ristrukturuar, pasi gjigantja britanike e prodhimeve kimike, “INEOS” u bë pronare e 1/3-ës së aksioneve, ashtu sikundër edhe vetë Volfi e rriti në 33 % sasinë e aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur vazhdon të zotërohet nga kompania mëmë e “Mercedes”-it, “Daimler”-i. Në këtë kuadër, “Mercedes”-i bëri të ditur se Volfi do të vijojë të shërbejë si drejtues i skuadrës dhe si kreu ekzekutiv i saj edhe për 3 vite të tjera. Përtej përkushtimit të tij të patunduar, Volfi e ka diskutuar publikisht pozicionin e tij tek “Mercedes”, duke thënë se detyra e tij po i shkaktonte pasoja pas 8 vitesh intensive.

Por deklarata e “Mercedes”-it sqaronte se 48-vjeçari “do të kishte të drejtën të kalonte në një rol të ri ekzekutiv brenda organizmit kur ai ta gjykonte si kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë”. Vetë austriaku e bëri të qartë se, ndonëse kishte firmosur për vetëm 3 vite si drejtues aktiv i skuadrës së “Mercedes”-it në Formula 1, ai e shikonte veten si anëtar të skuadrës për gjithë jetën. “Ka një keqkuptim këtu”, – tha kreu i skuadrës gjermane kur u pyet për kontratën e tij të re. “Nuk jam përkushtuar për 3 vjet më tepër, por jam përkushtuar për gjithë jetën, – vijoi ai. – Ne jemi 3 aksionerë që e zotërojmë këtë kompani sot.”

Lexo edhe :  Fjalët e para të Xhakës si lojtar i Sunderland: “Jam shumë krenar që jam këtu”

“Dhe, pavarësisht rolit tim, unë mund të jem drejtues skuadre, kreu ekzekutim i saj apo presidenti i saj kurdo të dëshiroj. Por “Mercedes”-i është gjithçka unë bëj në jetë”, – ka shtuar Toto Volfi, i cili ka shërbyer si drejtuesi i skuadrës tek “Mercedes”-i që nga 2013-ta, duke e udhëhequr atë drejt vazhdës rekord-thyese të 7 titujve radhazi si “kampion i botës”, si për pilotit, ashtu edhe për konstruktorët. Në fakt, austriaku ka futur një kulturë pune rigoroze tek “Mercedes”-i, të cilën ai e quan si një nga armët më të fuqishme drejt suksesit të arritur së fundmi.

“Ne e dashurojmë atë që bëjmë, ne vendosim objektivat e duhur, – tha ai, duke shtuar: “Mendoj se ne jetojmë çdo ditë me vlerat që përfaqësojmë. Nëse do ta përmblidhja, gjithçka ka të bëjë me integritetin, besnikërinë, krenarinë dhe vendosmërinë.”

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Cilat janë shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës?

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë...

6 mijë gjoba gjatë korrikut, çfarë po ndodh me shoferët në Elbasan?

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit...

Lajme të tjera

Web TV