Kryepeshkopi Anastas Janullatos kthehet në Tiranë, pritet me buqeta me lule

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Ai është pritur nga besimtarë të shumtë, ndërkohë që disa vajza të vogla i kanë dhuruar edhe buqeta me lule.

Kryepeshkopi Janullatos ishte dërguar në Greqi në 11 nëntor për kurim më të specializuar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Pas 11 ditëve në spital, Janullatos vazhdoi trajtimin në shtëpinë e tij në Greqi.

Pas më shumë se 1 muaji ai rikthehet në Shqipëri, tashmë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.