Nis kthimi i emigrantëve nga Italia dhe Greqia për festa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer edhe fluksi i emigrantëve që nga vendet fqinje, ku jetojnë e punojnë, vijnë për të kaluar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve me familjet e tyre në Shqipëri.

Pandemia, gjithsesi, ka sjellë një ulje të ndjeshme të lëvizjeve. Këtë të diel, në pikën kufitare të portit të Durrësit, 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, janë rreth 3800 udhëtarë dhe 460 mjetet që vijnë nga Italia.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele, në funksion të udhëtarëve dhe mjeteve që priten të mbërrijnë edhe gjatë ditëve në vijim nga Italia, ku lëvizjet e qytetarëve kufizohen nga data24 dhjetor duke klasifikuar të gjithë vendin “zonë të kuqe”.

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës nuk kanë munguar emigrantët e kthyer nga Greqia, ndonëse fluksi mbetet i ulët. Pas hapjes së pjesshme të doganës, vetëm për datën 19 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete, ndërkohë vijon të mos lejohet lëvizja e automjeteve të vogla, taksive dhe autobusëve. Emigrantët mbërrijnë në doganën greke me taksi, kalojnë në këmbë dhe më pas sërish me taksi ose mjete familjare shkojnë në banesat e tyre.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV