Trump minimizon përmasat e sulmit kibernetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump i minimizoi përmasat e sulmit kibernetik për të cilin dyshohen operativët rusë dhe që ka ekspozuar rrjetet kompjuterike të agjencive qeveritare dhe të kompanive private.

Pas disa ditë heshtjeje, Presidenti Trump komentoi dje për herë të parë në Twitter mbi sulmin, i cili mendohet të ketë prekur të paktën 18,000 klientë të firmës kompjuterike SolarWinds me qendër në Teksas.

Por ndryshe nga zyrtarët e inteligjencës dhe ligjvënësit, të cilët paralajmëruan se dëmet e sulmit kibernetik vazhdojnë, presidenti tha se “gjithçka është nën kontroll”. “Unë jam plotësisht i informuar… Sulmi kibernetik ishte shumë më i madh në median e lajmeve të rreme se sa në realitet,” shkroi ai, duke hedhur poshtë sugjerimet se pas sulmit qëndron Rusia.

Komentet e tij bien ndesh me ato të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se agjencitë e inteligjencës janë ende duke e analizuar sulmin, por të gjitha provat tregojnë se pas tij qëndron Kremlini.

Ndërkohë sot, senatori republikan Mitt Romney tha se hyrja e hakerëve në të dhënat e agjencive të ndryshme të qeverisë amerikane ishte “jashtëzakonisht e dëmshme” dhe se Presidenti Trump “nuk i sheh gjërat kur kanë të bëjnë me Rusinë”.

Agjencitë amerikane të prekura nga sulmi kibernetik përfshijnë departamentet e Energjisë, të Thesarit dhe të Tregtisë, si dhe qeveritë shtetërore dhe lokale./voa/

Të fundit

Aeroplanmbajtës dhe superbomba, SHBA gati për sulme ajrore brenda pak orësh?

Fati i Lindjes së Mesme do të vendoset në tre ditët e ardhshme. Sepse tre ditë, përveç përshpejtimeve dhe trazirave...

Revolucioni Egjiptian, nisi më 1952 dhe përfundoi në 1953 me shpalljen e republikës

18 Qershor 1953 Nga fillimi i shekullit XX, Egjipti ishte de facto nën ndikimin e Perandorisë Britanike, pavarësisht pavarësisë formale që fitoi nga Mbretëria e...

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës,...

Macron kundër Trump-it dhe Netanyahu-t: Ndryshimi i regjimit në Iran do të sillte kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur sot në samitin e G7-ës që po zhvillohet në Kanada, ku ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për...

Revolta e Bokserëve, perandoresha kineze Dowager Cixi urdhëron vrasjen e të huajve

18 qershor 1900 Në qershor të vitit 1900, Kina u përfshi nga Revolta e Bokserëve, që ishte kulminacioni i pakënaqësisë popullore ndaj ndikimit të...

Lajme të tjera

Web TV