U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga Covid mësuesi nga Elbasani

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mësuesi mëngjesin e sotëm.

Ka humbur jetën mësuesi nga Elbasani, Neim Istrefi i cili jepte mësim në gjimnazin profesional ‘Sahil Ceka’.

Mësohet se ai ishte dërguar për kurim në Turqi pas rëndimit të gjendjes shëndetësore por nuk arriti që të fitojë betejën me koronavirusin.