Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH-së, u vra pas debatit për dritat e gjata të makinës (DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26-vjeçari Xhulio Prela, efektiv i FNSH-ve të Shkodrës, ka gjetur vdekjen pas një debati banal për dritat e gjata të makinës. Burimet për mediat bëjnë me dije se Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.

Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes.

Ai kishte dalë për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.

Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij Nikollë Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur Sherrnikut. Ky i fundit ia kishte dhënë shokut të tij që kishte dalë për gjah natën kur edhe ndodhi vrasja.

Krimi i rëndë ndodhi duke u gdhirë 5 dhjetori në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkwagen” .

Sot Policia e Lezhës deklaroi se ka zbardhur ngjarjen, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Pasditen e djeshme, policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes Nikollë Sherrniku si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër, shtetasin me iniciale B.M., dhe në bashkëpunim me homologët vijon puna intesive për lokalizimin dhe kapjen e tij..

Të fundit

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Lajme të tjera

Web TV