Duhani dhe kanceri i mushkërive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot duhanpirja konsiderohet si shkaku kryesor i kancerit të mushkërive, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Sipas studimeve, 9 nga 10 persona me kancer të mushkërive janë duhanpirës. Është përllogaritur se rreziku që ka një duhanpirës për të shfaqur kancer të mushkërive është 10-30 herë më i madh se rreziku i joduhanpirësve. Rreziku rritet me sasinë e cigareve që konsumohen brenda ditës dhe me kohëzgjatjen në vite. Nga ana tjetër, edhe duhanpirja passive rrit shanset me 20-30% për të zhvilluar kancer të mushkërive.

 Si ndikon duhanpirja në shfaqjen e kancerit?

Më shumë se 40 lëndë kimike që shkaktojnë kancer ndodhen në tymin e cigareve. Duhani përmban substanca kancerogjene të cilat ndikojnë në materialin gjenetik të qelizave të ADN-së, material i cili është rregullator i funksionit të duhur të tyre. Dëmtimet e ADN-së shkaktojnë shumëfishim/përhapje të pakontrolluar të qelizave, dhe për pasojë shfaqet kanceri. Duhanpirja e dëmton sistemin imunitar dhe mekanizmat mbrojtës bien. 

Pasi është shfaqur kanceri a ka më vlerë të lihet duhani?

Studimet tregojnë se lënia e duhanit përmirëson reagimin e organizmit ndaj terapisë, si për kimioterapinë ashtu edhe për radioterapinë, si dhe redukton efektet anësore ndërkohë që plagët kirurgjike shërohen më lehtë. Gjithashtu, rreziku i rikthimit të kancerit dhe shfaqja e një forme kanceri tjetër në organizëm ulet. Lënia e duhanit sigurisht është veprimi më i mirë që mund të bëhet për sa i përket parandalimit të kancerit. Nëse ju lini duhanin, në çdo lloj moshe, rreziku për shfaqjen e kancerit të mushkërive reduktohet vazhdimisht me kalimin e viteve. Dhjetë vjet pas lënies së duhanit, rreziku i prekjes nga kanceri i mushkërive përgjysmohet./fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV