“E bëj copash”/ Deklarata e konkurrentit ndez debat në studion e “Përputhen”

Takimi i Anës dhe Arbrit krijoi diskutime sot në Përputhen.

Takimi u cilësua si shumë i ngrohtë dhe të dy thanë se u ndjenë shumë mirë me njëri tjetrin.

Në takim Ana e pyeti Arbrin se çfarë do bënte nëse e dashura do e tradhtonte. Arbri tha se nuk e toleronte një të tillë, ndërsa u shpreh” e bëj copash”.

“Nëse do të tradhtojë le ta ndërpresë marrëdhënien më mirë”, tha Arbri.

Por deklarata e Arbrit shkaktoi shumë debate në studio, ndërsa djemtë ishin kundër reagimit të tij të fortë.

Pa.Va/Fjala.al