Hipertensioni, shkaqet, diagnostikimi dhe trajtimi i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ҫfarë është hipertensioni arterial dhe si e diagnostikojmë atë

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur. Në një pjesë të rëndësishme të pacientëve me këtë sëmundje, mungojnë ankesat tipike, të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.

Shpesh hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë” për faktin se sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj. E rëndësishme është të theksohet fakti se me ose pa shenja klinike tensioni e dëmton njësoj trupin e njeriut dhe prania e tij është një shkak i pavarur për sëmundje të zemrës, enëve të gjakut, veshkave, syve, trurit si dhe rrit vdekshmërinë, prandaj kjo sëmundje duhet vlerësuar dhe trajtuar me seriozitet.

Për këtë arsye është e rëndësishme matja e rregullt e presionit arterial sidomos nëse janë pikasur qoftë edhe një herë vlera të larta të presionit apo nëse keni histori familjare për hipertension.

Pse është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun kardiolog?

Përvec matjes së thjeshtë të tensionit, mjeku gjatë konsultës mjekësore do t’ju pyesë edhe për historinë mjekësore personale dhe familjare ( trashëgiminë) p.sh nëse keni patur ndonjë problem të mëparshëm nga zemra apo nëse ndonjë nga pjestarët e familjes ka patur ose ka histori me hipertension apo me sëmundje zemre. Gjithashtu, mjeku specialist kardiolog do të vlerësojë praninë e të ashtuquajturve faktorë të rrezikut si duhanpirja, kolesteroli i lartë, diabeti etj, të cilët në bashkëveprim me tensionin e lartë rrisin shumë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje apo edhe rrezikun e vdekshmërisë.

Mjeku pasi kryen një ekzaminim të plotë fizik, mund të rekomandojë ekzaminime të tjera shumë të vlefshme në vlerësimin e sëmundjes dhe të pasojave të saj si:

– Elektrokardiograma e cila shërben për të vlerësur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të vlerësuar trashjen mbi normën të mureve të zemrës apo mbingarkesës të saj

– Ekokardiograma e cila është një ekzaminim i rëndësishëm që na jep informacion të detajuar mbi strukturën e zemrës dhe funksionin “ pompë” të saj.

– Holter presioni që monitoron me matje të herëpashershme, të programuara, vlerat e tensioni. Ky ekzaminim shërben si për të verifikuar më tej praninë e hipertesionit ashtu

dhe për të vlerësuar përgjigjen ndaj terapisë.

– Analiza të gjakut për vlerësimin e yndyrës në gjak, diabetit, funksionit të veshkës, të mëlçisë etj.

Cilët janë shkaktarët e Hipertensionit?!

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra duhet të jesh në ndjekje të vazhdueshme, pra nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të shërueshme si psh një infeksion i cili shërohet duke u trajtuar përkohësisht me antibiotik. Megjithatë ekzistojnë edhe faktorë apo gjendje të ndryshme që rrisin mundësinë e shfaqjes së hipertensionit dhe vështirësojnë trajtimin e tij, të tillë si:

Lexo edhe :  Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Duhanpirja

Mbipesha apo obeziteti

Jeta sedentare

Kripa me tepri në ushqim

Konsumi i tepruar i alkolit

Stresi

Mosha

Trashëgimia

Dieta e varfër ushqimore me magnez, potasium, kalçium

Sëmunjdet kronike të veshkave

Ҫrregullimet e funksionit të tiroides dhe gjendrës mbiveshkore

Apnea e gjumit

Ёshtë e rëndësishme të theksohet se hipertensioni influencohet shumë nga stili i jetesës. Kripa me tepri në ushqime, dieta në përgjithësi, jeta sendentare, mbipesha, janë faktorë plotësisht të modifikueshëm që mund të ndikojnë për mirë ose për keq në shfaqjen dhe ecurinë e sëmundjes.

Cila është kategoria e personave e riskuar për t’u prekur nga hipertensioni?

Individët që kanë trashëgimi për HTA

Duhanpiresit

Gratë shtatzëna

Gratë që marrin kontraceptivë oral

Individët mbi 35 vjec

Individët obezë apo mbipeshë

Individët që bëjnë jetë sedentare

Individët që konsumojnë alkol me tepri

Individët që konsumojnë ushqime që kanë kripë dhe yndyrë me tepri

Individët që vuajnë nga apnea e gjumit

Cilat janë shenjat klinike të hipertensionit?

Siç e përmendëm edhe më lart, hipertensioni mund të jetë i pranishëm pa e kutuar praninë e tij dhe kjo është një nga karakteristikat më të rrezikshme të tij pasi mund të neglizhohet. Ёshtë fakt që 1/3 e pacientëve me hipertension arterial të konfirmuar nuk e dinin paraprakisht se vuanin nga kjo sëmundje. Mënyra e vetme për të pikasur nëse kemi hipertension është nëpërmjet kontrolleve mjekësore të rregullta rutinë. Kjo vlen veçanërisht nëse keni ekzistencën e ndonjë prej faktorët e rrezikut të sipërpërmendur.

Ndërkohe disa individë përjetojnë simptoma të tipit, dhimbje koke, veçanërisht në pjesën e pasme të kokës, marramendje , zhurmë në vesh.

Në rastet kur tensioni është shumë i lartë, gjë që nënkupton kërcënim për jetën, pacienti ankon shqetësimet e mëposhtme :

– Dhimje të fortë koke

– Lodhje dhe konfuzion

– Probleme me shikimin

– Dhimbje gjoksi

– Vështirësi në frymëmarrje

– Rrahje zemre të ç’rregullta.

– Gjak në urinë

– “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh

Nëse përjetohen këto shqetësime, ka shumë të ngjarë të jemi para një krize hipertensive me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është e domodoshme të kontaktohet mjeku urgjentisht!

Burimi: hygeia.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV