Intervistë Arjana Rreli-Mjeke, psikiatre/ Ankthi dhe depresioni si pasojë e covid, format për ta luftuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja psikiatre Arjana Rreli, në një intervistë për gazetën “Fjala” tregon se pandemia ka rritur numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, ku forma më e përhapur është ankthi. Sugjerime e mjekes për të përballuar këtë situatë dhe mënyra si duhet të sillet shoqëria para këtij problemi.

Nga Aurela Xhika

Cilat kanë qënë efektet e pandemisë së covid 19 në shëndetin mendor të qytetarëve?

Patjeter që si sensor është bërë shumë më i qenësishëm, gjë që do të thotë që edhe ata persona te cilët kanë mekanizma të fortë mbrojtës që mund të kenë kompensuar deri diku të gjithë këtë tension i cili mbizotëron tashmë, nuk i kanë shopëtuar dot efekteve në shëndetin mendor të kësaj pandemie. Nëse do të shikojmë, nuk janë kursyer persona të cilët kanë pasur ankthin e pritjes nga infektimi, persona të cilët edhe pse kanë kaluar me sukses nga ana e shëndetit mendor tërmetin, kjo i ka gjetur gjysëm të gatshëm dhe i ka shfaqur çregullime të ankthit. Persona që janë infektuar dhe sigurisht që veçse efektet që kanë në organe edhe në shëndetin mendor ka treguar që ka ndikimin e vet si virozë, por edhe persona të tjerë, të cilët kanë mbaruar së infektuari dhe i kanë tejkaluar efektet fizike të virusit kanë shfaqur problematika që lidhen me nje gjendje që shkon jo vetëm si një ngarkesë emocionale, por edhe në problematika që tregojnë vendosje të çrregullimit të ankthit, më së shumti deri në atak paniku.

A reflektohet kjo gjë në një shtim të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtimin tuaj?

Patjetër që ka pasur dhe është vënë re shtimi i numrit të pacientëve, kjo jo vetëm sepse si problem ka shumë më tepër përhapje dhe frekuencë në popullatë, por edhe sepse tashmë ka një lajm të mirë që është ulur shumë paragjykimi dhe barriera për të treguar problematika që kanë lidhje me shëndetin mendor dhe sidomos me gjendjet e ankthit. Kjo lloj gjithëpërfshirje ka bërë që të kemi më pak komplekse për t’i treguar njëri-tjetrit edhe këtë gjendje të ngarkuar dhe vuajtje emocionale, gjë që ka shtuar edhe numrin e personave që kërkojnë ndihmë për faktin që edhe informimi ka ndikuar gjithashtu. Sa më shumë të flitet edhe për problemet e shëndetit mendor, më pak do të jetë stepja apo kompleksi për ta treguar tek njëri-tjetri apo edhe tek profesionisti.

Po bëhët gati një vit që nga infektimi i personave të parë më covid në vendin tonë, sa ka ndikuar kjo zgjatje në kohë në akumulimit të stresit apo ankthit tek qytetarët shqiptarë?

Duke u përmendur edhe si një stresorë, jo vetëm ka intensitetitn e vet, por ka edhe vazhdimësinë e saj në kohë. Nëse kjo pandemi do të ishte shfaqur dhe më pas do të ishte zhdukur , niveli i stresit do ishte minimizuar, por në kohë ky nivel rritet dhe amplifikohet, sepse ne përballemi çdo ditë më shifra me ngjarje me vdekje  dhe e gjitha kjo është një ngacmues që, jo vetëm ka intensitetitn e vet, po ka edhe rritjen e frekuencës, prandaj edhe mesa duket është vendosur si një stres kronik tashmë, që duket si bashkëshoqëruesi jonë, por që patjetër ka edhe koston e vet në shëndet mendor.

Ndonëse, fillimisht u tha se mosha ishte kategoria më e predispozuar për tu prekur nga ky virus, çdo ditë ne dëgjojmë raste infektimesh edhe të moshave të reja.  A është ky një kërcënim që i bëhet çdo individi, pavarësisht moshës që mund të ketë?

Patjetër që të papriturat e këtij virusi, mënyra sesi ai sulmon, çka aktualisht ka arritur edhe në dimensione natyrën e prekjes, aq më tepër fashën e moshës bën që të agravohet edhe më shumë si stresorë. Çdo e papritur, e aq më tepër çdo kërcënim që i shfaqet mekanizmave tanë të reagjimit bën që të cënojë gjithnjë e më tepër integritetin e shëndetit mendor, duke çuar në të tilla probleme, që sigurisht duan ndihmën në kohën e duhur, por edhe mënyrën sesi do ndihmohet çdokush nga ne.

Media padyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacionit edhe për këtë pandemi, por shpeshherë edhe është sulmuar se po shkakton më shumë panik tek qytetarët. Sa ka ndikuar media të shtojnë frikën dhe ankthin tek ta?

Lexo edhe :  COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Media padiskutim që është për të na informuar dhe për sa kohë gjithë ky informacion kontribuon në çfarë ne duhet të bëjmë në kujdesin tonë për tu mbrojtur dhe gjithashtu media nga ana tjetër për të qënë transparente me informacionin që jep gjithëka mbahet në ekuilibër , por nëse media fillon dhe analizon ngjarjet si psh; mënyra sesi disa njerëz zgjodhën të vetëflijohen, duke u marrë me analiza të tepruara, me rikujtesa të ngjarjeve herë pas here, kjo sigurisht nuk kontribuon për mirë në shëndetin mendor të popullatës . Prandaj, edhe alternimi i lajmeve që detyrimisht media duhet t’i paraqesi me emisione apo me muzikë, me filma të bukur, me shoë që nga ana tjetër kompensojnë me energji pozitive individin do të ishte një ekuilibër i mirë, për çfarë shpirtrat e trazuar të njerëzve kërkojnë ushqimin e mirë.

Deri më tani, 5 qytetarë janë vetëflijuar, duke u hedhur nga spitaleve covid, pse ka ndhur kjo gjë, sa i takon gjendjes së tyre psikologjike?

Spitalet aty kanë më shumë shtretër krahasuar me spitalet e tjerë është një lloj modeli, për fat të keq, unë mendoj se edhe media nuk ka kontribuuar mirë sepse është zgjedhja e njënjta mënyrë, por nëse e analizojmë është e vetmja mënyrë që njeriu mund të ketë për të bërë këtë episode. Nga ana tjetër, ka një frikë të madhe për personat që gjendja i detyron të shkojnë  në spital dhe nëse i shohim si ngjarje, këta persona nuk kanë pasur edhe gjendje shumë të ngarkuar, apo pritshëmri për vdekje nga vetë infektimi, pra duket që ngarkohet kaq shumë ky person me pritshëmri të gabuar për gjendjen e vet, deri në fatalitet derisa zgjedh të bëjë një veprim kaq ekstrem për jetën e tyre. Nuk duhet neglizhuar edhe fakti që vetë medikamentet ndonjëherë kanë edhe efekte anësore që janë ekstreme, por në këto raste un do bëja thirrje që mediat të jenë më të kujdesshëm në transmetimine  informacionit .

Pas kaq shumë kohësh, më në fund po flitet për një vaksinë, ku vendi ynë bën pjesë në “dritaren” për të siguruar vaksinimin e qytetarëve.  Sa do të arrijë ky lajmë të qetësojë të gjithë personat që i tremben infektimit nga ky virus?

Lajmi për vaksinimin e popullatës është shumë i mirë, përsa të paktën në rrethet shkencore dhe në rrethet mjekësore, kjo vaksinë konsiderohet si shpëtimi i njerëzimit nga kjo pandemi dhe nga ky virus. Nga ana tjetër, ende ka persona që besojnë se është një vaksihnë që ka çipin, që do të eleminojë një pjesë të popullatës, por që nuk është gjë tjetër veçse mbingarkesë tjetër për çfarë dyzimesh ka kjo pjesë e popullatës, në lidhje me pandemiën. Një gjë është e vërtetë që vaksinat kanë shpëtuar njerëzimin dhe patjetër që kjo do të jetë një zgjidhje përfundimtare dhe pandemia do të marrë fund.

Për herë të parë, festat e fundvit nuk do të mund të festohen tradicionalisht si në vitet e tjera, për shkak të rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Si do ta përjetojnë qytetarët?

Vërtet që do të ketë specifikat e veta kjo festë. Ne dhe të gjitha bota, festat i presim dhe gjejmë kohën të jemi bashkë me njëri tjetrin dhe të bëjmë tavolina të mëdha të ndajmë hare e gëzim, them që nuk do të jetë ekstremisht e pamundur të bëhet si më pare, sepse tashmë jemi mësuar me këtë lloj ndërveprimi të cunguar, me këto raporte të njëri-tjetrit që na kanë kufizuar, qoftë në përqafimet dhe në bashkimet tona. Ta marrim kështu si na ka ardhur, ne nuk mund të ndërrojmë këtë realitet, ne mundet vetëm të t’i përshtatemi. Është koha për të festuar dhe t’i festojmë këto festa me çfarë ato na kanë kufizuar te njëri-tjetri, por që gjithsesi  t’i shohim si festa, të paktën të marrin prej tyre çfarë gjëje të bukur ofrojnë tek ne.

Të fundit

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Lajme të tjera

Web TV