Kupa e Gjermanisë nis turin e 32-shes, spikatin 3 duelet e Bundesligës së parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën vijnë në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar përballjet Augsburg-Lajpcig dhe Eintraht i Braunshvajgut-Borusia e Dortmundit. Kupa e Gjermanisë në futboll është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe të martën në mbrëmje, në kuadër të turit të saj të 32-shes, vijnë drejtpërdrejt në platformën e transmetuesit publik dy takimet më të spikatura.

Një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është edhe veprimtaria e dytë e futbollit gjerman, Kupa e Gjermanisë, e cila ka dhuruar spektakël dhe të papritura edhe në dy turet e para të saj. Tanimë kjo veprimtari ka mbërritur në turin e 32-shes, aty ku 3 prej përballjeve janë midis ekipeve të Bundesligës së parë dhe një i tillë është ai midis Augsburgut dhe Lajpcigut.

Kjo ndeshje, që do të zhvillohet të martën, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të platformës së transmetuesit publik, duke nisur nga ora 18:30. Në dy përballjet e tjera midis skuadrave të nivelit më të lartë të futbollit gjerman, Shtutgarti do të presë në fushën e vet Frajburgun, ndërsa Eintrahti i Frankfurtit viziton finalisten e mundur të sezonit të shkuar, Bajer Leverkusenin.

Ndërkaq një tjetër pretendente për këtë trofe është Borusia e Dortmundit, që të martën është mysafire në fushën e Eintrahtit të Braunshvajgut, në takimin që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Plus të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:00. Ndërkaq, interesante janë edhe 8 përballjet midis nivelit të parë dhe të dytë të Bundesligës, ku fituesja në fuqi, Bajerni i Mynihut, është mysafir në fushën e Holshten Kilit.

Hanover 96-ta, tanimë në nivelin inferior të Bundesligës, pret Verder Bremenin në një tjetër takim interesant, ndërsa janë edhe dy përballje midis nivelit të 4-t të Kampionatit Gjerman të Futbollit, Regional-ligës dhe Bundesligës, sikundër janë edhe dy përballje midis Bundesligës së 3-të dhe asaj të dytë, ndërsa njëra është midis Regional-ligës dhe Bundesligës së dytë. 14 prej ndeshjeve të turit të 32-shes së Kupës së Gjermanisë luhen më 22 dhe 23 dhjetor 2020, ndërsa dy takimet e fundit, më 12 dhe 13 janar 2021.

Lexo edhe :  FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Kupa e Gjermanisë
Turi i 32-shes:

Të martën, 22/12/2020:
18:30 Augsburg – RB Leipzig
18:30 Köln – Osnabrück
18:30 Hoffenheim – Greuther Fürth
18:30 Ulm – Schalke 04
20:00 Eintracht Braunschweig – Borussia Dortmund
20:45 Union Berlin – Paderborn
20:45 Elversberg – Borussia M’gladbach
20:45 Dynamo Dresden – Darmstadt 98

Të mërkurën, 23/12/2020:
18:30 Wolfsburg – Sandhausen
18:30 Rot-Weiss Essen – Fortuna Dusseldorf
20:45 Stuttgart – Freiburg
20:45 Hannover 96 – Werder Bremen
20:45 Mainz 05 – Bochum
20:45 Wehen Wiesbaden – Jahn Regensburg

Të martën, 12/01/2021:
20:45 Bayer Leverkusen – Eintracht Frankfurt

Të mërkurën, 13/01/2021:
20:45 Holstein Kiel – Bayern Munich

Të fundit

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV