N501Y/ Mutacioni që po pëson koronavirusi, jo aq i frikshëm sa duket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lloj i ri i koronavirusit, mund të jetë përgjegjës për përhapjen më të shpejtë të virusit në Londër dhe Anglinë Juglindore. Raportet e pakonfirmuara, sugjerojnë se varianti i koronavirusit quhet N501Y.

Ky lloj i veçantë është përhapur shumë që nga muaji gusht. Ideja e një virusi mutant, që shpërthen në shtame të reja, mjafton që të trembë shumicën e njerëzve. Por, a janë të justifikuara këto frikëra? Shumica e njerëzve kur dëgjojnë këtë term kanë parasysh filmat e frikshëm me mutantë në formën e përbindëshave të pamposhtur, apo të viruseve shumë vdekjeprurës.

Në fakt mutacionet gjenetike në jetën reale janë një pjesë normale e evolucionit. Rreth një e pesta e trupit të njeriut përbëhet nga proteinat. Këto janë molekula në trup të prodhuara nga vargje aminoacidesh. Ekzistojnë vetëm 20 lloje aminoacidesh, me të cilat ndërtohen të gjitha proteinat që ekzistojnë në Tokë.

Brenda tyre, shumë janë shumë të ngjashëm dhe mund të grupohen në familje bazuar në vetitë e tyre. ADN-ja, ose në rastin e koronavirusit, ARN-ja, është në fakt një grup udhëzimesh gjenetike që i tregojnë një organizmi se cilat “tulla’ janë të nevojshme, në mënyrë që të ndërtojë proteinat që i duhen për të mbijetuar.

Mutacionet ndikojnë në këto udhëzime, pra ndryshon numri apo lloji i aminoacideve që përbëjnë një proteinë të veçantë. Nga ana tjetër kjo ka potencialin të ndryshojë vetitë e proteinave. Sidoqoftë, shumica e mutacioneve nuk sjell asnjë ndryshim të dobishëm të vetive të proteinave.

Në fakt, mutacionet që ndryshojnë vetitë e një proteine, ​​kanë më shumë të ngjarë të dobësojnë virusin sesa t`a forcojnë atë. Vetëm mutacionet që garantojnë një avantazh (ose nuk bëjnë asnjë ndryshim) vazhdojnë tek ADN.

Lexo edhe :  Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Proteinat palosen në forma jashtëzakonisht komplekse 3D, në varësi të bashkëveprimeve midis aminoacideve në të njëjtën varg. Ndryshimi i një aminoacidi që është thelbësor për ruajtjen e formës së bashkuar, siç është ndërrimi i një ngarkese pozitive me një negative, do t`a ndryshojë atë formë.

Atëherë, si vazhdon të ekzistojë organizmi, njeri apo virus, nëse shumica e mutacioneve janë të dëmshme për të? Një qasje e zakonshme është kthimi prapa dhe rregullimi i mutacionit. Si njerëzit ashtu edhe koronavirusët kanë mekanizma korrigjues për modelet e tyre të ADN/ARN.

Ky korrigjim evolucionar është atje për të korrigjuar “gabimet” që do të ndryshonin proteinat dhe do të pengonin virusin. Korrigjimi zvogëlon gjithashtu shpejtësinë me të cilën fitohen mutacione të dobishme. Jo të gjitha aminoacidet janë të rëndësishme për formën, dhe ndryshimi i tyre nuk e ndryshon proteinën.

Mutacionet që gjenden më shpesh në proteinën që vesh nga jashtë koronavirusin e ri, i përkasin grupit të“asnjë ndryshimi të rëndësishëm tek proteina”: ndërrimi i një aminoacidi të madh me një aminoacid tjetër të madh. Ngjashëm me ndërrimin e gomave të ndryshme në makinën tuaj.

Viruset funksionojnë nëpër breza shumë më shpejt sesa organizmat e mëdhenj si ne, dhe grupet e ndryshimeve të vogla, mund të shndërrohen më shpejt në ndryshime të konsiderueshme. Gjithsesi, në rastin e variantit të sapo identifikuar në juglindje të Anglisë, nuk ka ende asnjë provë që ky mutacion e bën virusin më të dëmshëm ose të transmetueshëm nga njëri tek tjetri. / The Conversation – Bota.al

Të fundit

Theu masën e “arrestit shtëpiak” dhe shiste kokainë/ Kush është Gliard Gusholli?

TIRANË- Një prej të arrestuarave, për droge, Gliard Gusholli është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Rreth një...

Shtohet dhuna në familje/ Raportimet e policisë tregojnë rritje të numrit të rasteve

Nisja e vitit të ri shënon edhe një shtim të rasteve të dhunës në familje. Referuar njoftimeve zyrtare të policisë, në javën e parë të...

Situata nga zjarret në Los Anxhelos mbetet e rrezikshme, 25 numri i viktimave

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë...

Paund digjital? Mbretëria e Bashkuar pritet të marrë vendim brenda dy vitesh

Banka e Anglisë ka njoftuar se vendimi nëse do të zbatohet një paund digjital nuk do të merret deri në vitin 2027. Në një...

Vizita në Mbretërinë e Bashkuar, Spiropali:Forcim i bashkëpunimit parlamentar

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV