Nga dhuna në familje, te falsifikimi e trafiku i lëndëve narkotike, 5 të arrestuar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit gjatë ditës së sotme.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 43 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Rinas u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. P., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dalje nga Republikës së Shqipërisë iu gjet një kartë identiteti e dyshuar e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi në Vorë, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

Lajme të tjera

Web TV