Ngjarjet e datës 22 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1858 – Në qytetin Lucca të Italisë erdhi në jetë kompozitori Giacomo Puccini, i cili mori famë botërore me operat “La Boheme” dhe “Turandot”.

1903 – Lindi  Odhise Paskali, skulptor shqiptar (v. 1985)

1963, Presidenti Lyndon Johnson, kryesoi ceremoninë për t’i dhënë fund zyrtarisht një zije një mujore kombëtare për presidentin e vrarë, John F. Kennedy.

1639 – Lindi Zhan Rasin, shkrimtar francez (v. 1699)

1894 – Filloi në Francë “Çështja Dreyfus”, pasi kapiteni Alfred Dreyfus u dënua gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe konsiderohet shpesh si simbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë. Pafajësia e oficerit Dreyfus u vërtetua pas 12 vitesh. Në vitin 1906 ai u kthye si major në ushtrinë franceze, ku shërbeu gjatë tërë Luftës I Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit.

1992 – “Arkivat e Terrorit” zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor.

 

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV