Ora policore në prag të Krishtlindjes, Imzot Frendo: Vendim i nxituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkëvi i Kishës Katolike Imzot George Frendo në prag të Krishtlindjes përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 Dhjetor që shtrëngon orën policore nga 22:00 në 20:30.

Kisha e cilëson vendimin që futet në fuqi natën e Krishtlindjes, të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik.

Kisha thotë se kishte marrë të gjitha masat që të kremtonte meshën në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020 që t’u lejonte njerëzve të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Kisha vijon më tej duke theksuar se vendimi erdhi sapo kishin njoftuar të gjithë besimtarët, që mesha e Krishtlindjes do të kremtohej të enjten në orën 20.00, ndërsa pak orë më pas Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi orën policore.

Plani që kishte bërë Kisha për meshën e Krishtlindjes përpara urdhrit të ri të Komitetit
Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon:

Mesha Vigjilje e Krishtlindjes
Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00
Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00
Dita e Krishtlindjes
Mesha e parë, 25 dhjetor 2020, ora 10:00
Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00
Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lajme të tjera

Web TV