Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e tij të katërta brenda dy vitesh, pasi një qeveri e unitetit e udhëhequr nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të përmbushë një afat të buxhetit.

Parlamenti i Izraelit, Knesset, u shpërbë automatikisht më 23 dhjetor. Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit në mars.

Netanyahu, ndaj të cilit po zhvillohet një gjyq për korrupsion, dhe rivali i tij Benny Gantz, fajësuan njëri-tjetrin për rënien e qeverisë.

Pas tri palë zgjedhjeve që nga prilli i vitit 2019, partia Likud e krahut të djathtë që e udhëheq Netanyahu dhe ajo e qendrës, Blu dhe Bardhë e Gantz, themeluan një qeveri uniteti në muajin maj për t’iu përgjigjur krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas marrëveshjes, Gantz, i cili është ministër i Mbrojtjes, do të merrte rolin e kryeministrit nga Netanyahu në gjysmën e mandatit katërvjeçar në nëntor të vitit 2021. Kritikët thonë se Netanyahu nuk e kishte ndërmend të zbatonte deri në fund marrëveshjen.

Koalicioni ka qenë jofunksional që nga fillimi, i nxitur nga mosbesimi, rivalitetet personale dhe ndryshimet e thella që vetëm u intensifikuan me kalimin e kohës.

Shkaku për rënien e qeverisë ishte pika e marrëveshjes së koalicionit që përcakton se qeveria duhet të miratojë një buxhet dy-vjeçar për 2020 dhe 2021. Netanyahu, megjithatë, hoqi dorë nga kjo, duke bërë presion që buxheti të miratohej vetëm për vitin aktual .

Lideri me shërbimin më të gjatë të Izraelit është përballur me protesta kundër udhëheqjes së tij dhe trajtimit të pandemisë.

Gantz zbehu mbështetjen ndaj tij në fillim të këtij viti kur ai hoqi dorë nga një premtim i fushatës për të mos ndarë kurrë pushtetin me Netanyahun./rel

Të fundit

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike

Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të...

Lajme të tjera

Web TV