Drejtonte “Benz”-in me shpejtësi dhe në sens të kundërt, e pëson shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i një mjeti është bllokuar në aksin Thumanë-Mamurras, pasi po qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:30, ku patrulla e Policisë Rrugore të DVP Lezhë që ishte në patrullim në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë, ka konstatuar një automjet tip “Benz” duke qarkulluar me shpejtësi në korsinë e shpejtësisë, në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV