Halit Valteri: Qeveria tallet me pensionistët, pas 50 viteve punë, 5 mijë lekë shpërblim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka folur me akuza ndaj qeverisë në fjalën e tij në Kuvend lidhur me pensionistët për të cilët shprehet se qeveria i ka lënë ata të jetojnë në varfërinë e tyre edhe pse sipas tij këta të fubndit tashmë i kanë kuptuar mashtrimet dhe premtimet boshe të qeverisë, duke i lënë ata ende të jetojnë në varfëri.

Pensionistët kanë kuptuar pafuqinë e qeverisë për t’i shpëtuar nga varfëria. Dhe kjo nuk është diçka e re. As e mjaftueshme. Kanë provuar cinizmin, burokracinë e pashpirt, mashtrimet, premtimet dhe gjithçka tjetër që u është thënë në vitet e kaluara dhe që fatkeqësisht vazhdon t’u thuhet. Ata kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë në njëzet vitet e fundit. Dhe nuk kanë më shpresë. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë dhe në këtë pikë janë të mirëkuptuar”, u shpreh Valteri.

Më tej ai shprehet se pavarësisht se çdo vit Këshilli i Ministrave nxjerr vendime për indeksimin e pensioneve, me qëllim rritjen e tyre në masën e rritjes së inflacionit, vlera e pensionit është e ulët dhe sidomos për pensionet rurale.

Në një raport auditimi të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dukje se një person që merr pension familjar nuk i mbyll dot shpenzimet e muajit. Sipas KLSH-së, vlera e ulët e pensioneve apo mos lidhja e tyre për shkak të mosnjohjes së viteve të punës është një nga problematikat më të mëdha, që po çon pensionistët në dyert e gjykatave.

Një histori dështimesh e premtimesh të rreme. Kjo është historia e të gjitha qeverive shqiptare. Nuk më harrohet kurrë kur një e afërme e imja pasi kishte punuar mbi dy dekada në kooperativat bujqësore të kohës, kishte përfituar një pension qesharak, vetëm 150 mijë lekë të vjetra.

Kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj historie. 670 mijë pensionistë shqiptarë kanë mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh. Të pavlerësuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e oligarkisë, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës”, shton deputeti Valteri.

Lexo edhe :  Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Sipas tij kosto e jetesës po rritet çdo ditë. “Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci etj.

Pyetja është pse qeveritë shqiptare janë tallur me pensionistët? Përgjigja është se s’kanë ku gjejnë parat. Rinia ka ikur. Vende pune nuk janë hapur. Gjithçka ka mbetur një gropë e zezë. Është pikërisht kjo e fundit, pra prania e kësaj grope që mund t’i jepte një zgjidhje optimiste një problemi të ndjeshëm të shoqërisë shqiptare”, përfundon fjalën Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Lajme të tjera

Web TV