Messi një legjendë e gjallë, thyen rekordin e Peles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona më në fund thyen tabunë në transfertë (4 ndeshje pa fitore), fiton 0-3 në fushën e Valladolidit dhe rikthen distancën prej 8 pikësh me Atletikon kryesuese.

Ndeshje historike kjo për Lionel Mesin, protagonist absolut me një gol dhe një asist. Pikërisht me finalizimin e fundit të tij, “Pleshti” lë pas legjenden Pelè, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në një klub të vetëm.

643 gola ka shënuar me Santosin O’Rey, 644 finalizime mbajnë firmën e yllit argjentinas me Barcelonën, shifër e destinuar për t’u rritur.

Sa i përket takimit të zhvilluar në “Estadio José Zorrilla”, katalanasit i dhanë drejtimin e duhur sfidës brenda 35 minutave të para me golin e Lenglet, pas krosimit të Mesit, dhe finalizimin e Braithwaite, që u shërbye nga Dest.

Golin e tretë Barcelona e shënoi me një aksion model, me Pedrin, që me një pasim me thembër nxori Mesin përballë portierit Masip, i cili nuk mund të bënte asgjë për të ndalur argjentinasin.

Në minutat e fundit, Koutinjo dhe Mesin goditën shtyllën, ndërsa Masip reagoi ndaj një tjetër tentative të 6 herë fituesit të “Topit të Artë”, duke shmangur një humbje më të thellë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Lajme të tjera

Web TV