Bujar Qamili në gjendje të rëndë, kalon në koma?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme qarkulloi në media se Bujar Qamili është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është bërë me dijese Bujar Qamili është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor. Prej dhjetë ditësh këngëtari ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar.

Ndërkohë disa media të tjera thonë se ai kaloi në koma, por tashmë ka dalë prej saj.

Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën. Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.

Këngëtari në muajin prill tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive./r.g/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV