Elbasan/ Ishte kthyer në tmerrin e qytetit, arrestohet “skifteri” 18-vjeçar

Policia e Elbasanit ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit dhjetor, ndërsa kanë arrestuar edhe autorin e dyshuar.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: R. P., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur motorin në pronësi të shtetasit I. K.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit R. P. iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

Më datë 21.12.2020 dyshohet se ka vjedhur dy aparate celular në pronësi të shtetases E. D.;

Më datë 19.12.2020 dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit D. Ç.;

Më datë 17.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit M. Xh.;

Më datë 16.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. D.;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një motor i vjedhur“, njofton Policia Elbasan./Bl.Ba/Fjala.al