Gjykata Kushtetuese: Jemi të angazhuar të ushtrojmë funksionet me integritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese thotë se është e angazhuar të ushtrojë funksionet me integritet dhe qëndrueshmëri për përmbushjen e misionit të saj kushtetues. Në deklaratën e shpërndarë në faqen e saj zyrtare, GJK thekson se sot është një ditë e shënuar pasi me emërimin e dy anëtarëve të rinj të saj krijohet kuorumi i nevojshëm për rinisjen e funksionalitetit që pas ndërprerjes në mars të vitit 2018.

Sot është një ditë e shënuar për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Me emërimin e dy anëtarëve të rinj të saj krijohet kuorumi i nevojshëm ligjor për rinisjen e funksionalitetit dhe veprimtarisë vendimmarrëse që pas ndërprerjes në mars të vitit 2018.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një kërkesë jetike për vendin, për shkak të rolit dhe kompetencave që ajo ka si garante e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave themelore të individit. Ky proces ka qenë i gjatë e kompleks dhe ka kërkuar bashkëpunimin e shumë institucioneve shtetërore dhe më gjerë.

Gjithashtu një mirënjohje e veçantë shkon edhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga partnerët ndërkombëtarë për përmbylljen me sukses të këtij procesi. Gjykata Kushtetuese është e angazhuar të ushtrojë funksionet me integritet dhe qëndrueshmëri për përmbushjen e misionit të saj kushtetues, duke pasur besimin e plotë të kapërcimit të sfidave që janë përpara saj, në respektim të vlerave dhe standardeve me të rëndësishme kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Rama e kap keq me partitë e reja: Historia ka treguar se janë problem…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite. Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e...

“Krenarë për arritjet e Enkiledës”, Presidenti Begaj uron kampionen tonë të peshëngritjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror...

Rama tallet me Berishën: E mbani mend kur thoshte se po ia kalonim Gjermanisë?

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur nga Lezha ditën e sotme lidhur edhe me programin ekonomik të partisë së tij. Rama ka...

Nga grushti i kolegut te zjarri në Kuvend, deputeti Nallbati në qendër të vëmendjes

Bledion Nallbati, deputeti prej 4 vitesh i Partisë Demokratike dhe me vendosjen nga Berisha në listë të sigurt në Korçë pritet të marrë mandatin...

“Pse u dhemb këtyre satira ime?” Rama nga Lezha: E fusin bufin në hije tani…

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat që...

Lajme të tjera

Web TV