Rama si politikani me bilancin më të mirë në këto 30 vjet/ Agron Duka: Çfarë ka lënë dhe jo sa ka qendruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama është politikani shqiptar që ka bilancin më të mirë në këto 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Në 22 vjet angazhim në politikë, ai është prej afro 8 vitesh kryemnistër, 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës dhe 2 vjet ministër i Kulturës. Në 15 vjet si kryetar i Partisë Socialiste, kjo forcë ka afro 8 vjet në pushtet dhe ka qëndruar 8 vjet në opozitë. Këto shifra nuk i ka kaq pozitive as Sali Berisha e as Fatos Nano. Po çfarë domethënie ka ky bilanc? Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste por edhe prej bashkëpunëtorëve të tij të dikurshëm kjo nuk ka vlerë të madhe. Sipas Dukës, e rëndësishme është çfarë lë për vendin dhe jo sa qendron në pushtet.

-Zoti Duka, Rama në prill mbush 23 vjet në politikë dhe është nga politikanët që ka bilancin më të mirë.

-Për mendimin tim ka dallim të madh ndërmjet asaj që quhet jetëgjatësi e pushtetit dhe asaj që lë pas, pra veprës që ke bërë gjatë kohës që ke qenë në pushtet. Ka shumë njerëz që kanë ndenjur shumë gjatë në pushtet, sepse politika mes të tjerave ka dhe atë që quhet intriga dhe që Rama është shumë i aftë t’i përdorë. Ka momente kur të ka mik e kaluar miku dhe kur nuk i duhesh të largon jashtë vëmendjes dhe nuk harxhon energji për ty. Këto janë disa tipare që i kanë politikanët që ecin në karrierë, por nuk janë njerëzorë. Kjo nuk do të thotë që të jesh njeri i keq, porn ë fund të fundit i japing mundësinë vetes që të bëjnë një karrierë politike dhe mënyra e zhvillimit të politikës së tij dhe disa të tjerëve që kanë kaq jetëgjatësi, është e tillë. Nëse Rama fiton një mandate të tretë kjo do të çojë në një regres të madh sepse bujqësia, zhvillimi rural, turizmi, nuk është se kanë ndonjë ecuri pozitive. Dhe ikja në mënyrë të vazhdueshme e rinisë është një tregues shumë negativ. Është hemoragji, dhe hemoragji do të thotë që kur ikën gjaku, njeriu rrezikon të vdesë. Kështu ndodh edhe me shoqërinë. Po të iku rinia dhe po krijoi mosbesim për të ardhmen e vetë kjo është një tregues shumë shumë negativ.

Të fundit

Rama niset drejt New York, i ftuar në dasmën e Aleks Sorosit

Djali i miliarderit, George Soros, Aleksi i ka dhënë fund beqarisë dhe më 14 qershor do të martohet me...

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit...

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025. Në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore janë rezultatet: MATURA

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar,...

Ndalon jahti gjigant i miliarderit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është...

Lajme të tjera

Web TV