Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për publikun. Në vitin 1801, kur u themelua, selia e saj ishte në ndërtesën e Kapitolit. Gjatë Luftës së vitit 1812 ndërmjet Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, britanikët e dogjën Kapitolin, duke shkatërruar një pjesë të mirë prej tremijë librave që ndodheshin aty. Ish-presidenti amerikan Thomas Jefferson ofroi bibliotekën e tij të madhe personale për të zëvëndësuar librat e djegur. Sot, librat e Jeffersonit ndodhen në ekspozim të përhershëm në Bibliotekën e Kongresit dhe mund t’i shohë kushdo.

Më 24 dhjetor  të vitit 1851, një zjarr që ra në Kapitol dogji shumë libra të bibliotekës dhe më shumë se gjysmën e koleksionit të Jeffersonit.

Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarrin dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës. Pas zjarrit, arkitekti Thomas Walter krijoi dhomën e parë metalike të padepërtueshme nga nxehtësia dhe zjarri. Kjo dhomë mbeti në përdorim për 46 vjet, deri në 1897,

Pas kësaj, u ngrit kjo ndërtesë e bukur posaçërisht për Bibliotekën e Kongresit. Tanimë ndërtesa është e njohur si Thomas Jefferson Building.

Sot, librat e Jeffersonit kanë nga një shirit, të gjelbër për librat origjinalë dhe ngjyrë ari për ato që u zëvendësuan me të tjerë nga jashtë Bibliotekës. Librat pa shirita janë kopje identike që ndodheshin qysh atëherë në Bibliotekën e Kongresit./Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV