Ambasada turke jep njoftimin e rëndësishëm: Nga kjo datë udhëtarët test negativ me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19. Kështu duke filluar nga 28 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ambasada e Turqisë në Tiranë ku njoftojnë më tej se një tampon negativ duhet edhe për personat që udhëtojnë në rrugë tokësore, apo detare, por për këtë kategori udhëtarësh masat nisin nga 30 dhjetori.

Sipas njoftimit masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021, dhe janë ndërmarrë nga autoritetet turke për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

“Që nga 28 Dhjetori 2020, të gjithë udhëtarëve tanë që fluturojnë në Turqi nga jashtë u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve të fundit”, shkruan Ambasada Turke në Tiranë. l.m/Fjala.al

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV