Dita e Krishtlindjes/ Xhaçka uron të gjithë besimtarët: Ditë shprese dhe besimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Brendshme Olta Xhaçka përmes një mesazhi në Facebook ka uruar të gjithë besimtarëve krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ajo shkruan se ky vit është krejtësisht ndryshe por Krishtlindjet janë një ditë shprese dhe besimi për të nesërmen që do vijë më e mirë e më e bukur.

“Janë Krishtlindje krejt ndryshe, në një sezon festash siç nuk i kemi përjetuar kurrë më parë, në një vit të vështirë që na ka sfiduar e sprovuar të gjithëve si kurrë ndonjëherë. Por Krishtlindjet janë një ditë shprese, një mesazh besimi e kurajo për të nesërmen që do të vijë më e mirë e më e bukur pas kësaj kohe kaq të zymtë.

Gëzuar të gjithë besimtarëve! Gëzuar të gjithë shqiptarëve! E një urim nga zemra për të gjithë familjet e efektivëve të Forcave të Armatosura, në veçanti për ata që ndodhen sot në krye të detyrës në misione e përfaqësi të NATO-s jashtë atdheut, larg fëmijëve e të afërmve të tyre” – shkruan Xhaçka.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Greqia reformon ushtrinë, fokus në dronë dhe 150.000 rezervistë aktivë deri në 2026

Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias,  ka prezantuar  në Akademinë Ushtarake të Evelpidonit një model të ri trajnimi...

Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash....

A do të përjetojmë një 2021 të ri? Plani i luftës i Trump për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

"Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim" është slogani i Donald Trump kundër terroristëve, duke shumëfishuar bastisjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme....

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima, me ekipet e...

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do...

Lajme të tjera

Web TV