Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri, ekspertët kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten, autoritetet serbe kanë marrë vendim që të lehtësojnë disa masa kundër pandemisë së koronavirusit para Festës së Vitit të Ri.

Shtabi i Krizës për luftimin e pandemisë COVID-19, vendosi që për fundjavë (26 dhe 27 dhjetor) të gjitha objektet e ushqimit dhe dyqanet do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

“Stafi i Krizave ka pranuar propozimin e qytetit të Beogradit dhe Odës Ekonomike Serbe që orët e punës të hotelierisë dhe objekteve me pakicë gjatë fundjavës së ardhshme të jenë deri në orën 8:00 pasdite”, njoftoi nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq.

Ai shtoi se qëllimi i kësaj mase është që ekonomia të funksionojë dhe që të ruhen vendet e punës.

Vesiq gjithashtu njoftoi se pjesa e ekspertëve shëndetësorë të Shtabit të Krizave ishin kundër këtij vendimi për të zbutur masat.

Vendimi i fundit në fakt zgjati masat e miratuara nga Qeveria e Serbisë më 21 dhjetor, kur u vendos që të zgjaten orët e punës të objekteve hotelierike, qendrave tregtare, dyqaneve, si dhe aktiviteteve të shërbimit, deri në orën 20:00

Ky vendim ishte i vlefshëm deri më 25 dhjetor.

Imunologu dhe anëtari i Shtabit të Krizës, Sërgja Jankoviq tha më 22 dhjetor se anëtarët e shtabit që vijnë nga fusha mjekësore kanë vlerësuar se nuk kishte kushte për lehtësimin e masave dhe se orari i punës i disa bizneseve u zgjat me kërkesë të Odës Ekonomike të Serbisë dhe nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq.

Në Serbi gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar 4.091 raste me koronavirus dhe 49 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.882, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Serbisë më 24 dhjetor në ora 15:00.

Lexo edhe :  Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Imunizimi i popullsisë së Serbisë, i cili sipas statistikave zyrtare është pak më pak se 7 milionë, filloi simbolikisht të enjten, më 24 dhjetor.

Vaksinat e para kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech u shpërndanë në shtëpitë e pleqve në Beograd dhe Novi Sad.

Tri vaksinat e para u morën publikisht para kamerave nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Shtabit të Krizës, Darija Kisiq Tepavçeviq dhe Predrag Kon./rel/

Të fundit

Vulosen zgjedhjet e 11 majit/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë...

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më...

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht versione të orkestruara të këngëve...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Lajme të tjera

Web TV