Të shtënat me armë në Korçë/ Policia zbardh ngjarjen: Një 19-vjeçar qëlloi pas një konflikti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në lagjen 17, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Sipas tyre, në ajër ka qëlluar një 19-vjeçar me iniciale E. S., pas konfliktit që kishte pasur me dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet...

3 yje në shitje, Barcelona gjeneron 140 mln euro

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për t'u përforcuar në pozicionet ku...

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të...

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve...

“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret...

Lajme të tjera

Web TV