MD ndan dhurata për fëmijët e grave të dënuara në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Drejtësisë shpërndau pako me dhurata për fëmijët e të dënuarave të burgut të grave në Tiranë, të siguruara nga bizneset dhe shoqatat e ndryshme në vend.

“Mes grave dhe vajzave të IEVP 325 në Tiranë! Të dënuarat femra e vuajnë edhe më tepër të qenit larg vatrës së familjeve dhe fëmijëve të tyre, sidomos gjatë periudhës festive të fundvitit, përfshirë edhe kushtet e pandemisë ku ndodhemi”, tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa shpërndau pamje nga ky aktivitet.

“Marrim me vete shumëçka prej vullnetit dhe këmbënguljes së tyre, se një ditë patjetër do ta ndjejnë pranë ngrohtësinë e përqafimeve të bijve dhe familjarëve të tyre. Me mahnitjen nga punimet e mrekullueshme artizanale që vetëm duart e tyre të arta arrijnë të punojnë, ekipi i Ministrisë së Drejtësisë qëndroi me të dënuarat vajza dhe gra të IEVP 325 duke marrë pjesë në festën e tyre të vogël por me zemër shumë të madhe. Faleminderit”, tha Gjonaj.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV