Xhorxh Uashington, funerali i “ati i kombit” në dhjetorin e vitit 1799

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mesin e dhjetorit të vitit 1799, katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit; “i pari në luftë, i pari në paqe, i pari në zemrat e amerikanëve”, siç tha atë ditë ligjvënësi Henry Lee. Uashingtoni kishte vdekur më 14 dhjetor, në moshën 68 vjeçare. Si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797), komandant i përgjithshëm i Ushtrisë kontinentale gjatë Luftës Revolucionare, dhe një nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara, Uashingtoni cilësohej “ati i kombit” që kur ishte gjallë. Ai kryesoi Kuvendin që hartoi Kushtetutën; krijoi traditën e dorëzimit dhe kalimit paqësor të pushtetit; nuk pranoi për të shërbyer për një mandat të tretë si president; dhe ia dorëzoi detyrën nënpresidentit John Adams.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kushtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan./fjala.al

Të fundit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është...

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Lajme të tjera

Web TV