Po priste 72 kg kokainë/ Kapet në Peru shqiptari që kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafiku ndërkombëtar i drogës nuk pushon asnjëherë! Policia e Spanjës ka finalizuar me sukses, në një mënyrë spektakolare një operacion antidrogë, ku kanë rënë në pranga shqiptari 42 vjeçar Auron Dule, dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar. Nga operacioni janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore. Dule është arrestuar në Itali në 2018 për trafikim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme nga Turqia në drejtim të Italisë, por ka mundur të lirohet.

Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës ka deklaruar se dy zhytësit nga marina peruane dhe ish-detar tregtar janë arrestuar, teksa u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, për të hedhur në zbatim planin brilant, i cili u dështoi duke i çuar më pas në prangat e policisë. Të arrestuarit u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo. Ndërsa ata shkarkonin drogën, shtetasi shqiptar Auron Dule po i priste në një makinë për të marrë 72 kilogramët e lëndës narkotike që u sekuestruan.

Mediat e huaja deklarojnë se Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. Ata u larguan për në Spanjë në 4 mars të këtij viti. Në plan të parë dukej se kishin shkuar me pushime, por në të vërtetë ishin bërë pjesë e një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, saktësisht si të infiltruar, në dërgesën me kokainë në anijen Thomas C dhe në shkarkimin e saj në Avilés, një port i njohur për futjen e drogës që vjen nga Amerika e Jugut.

Lexo edhe :  Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Të fundit

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet...

Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i...

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe...

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave...

Shkrumbohet kamionçina në autostradën Levan-Vlorë

Një mjet i llojit kamionçinë, në pronësi të një prej firmave të ndërtimit në qytetin bregdetar, ka marrë flakë në ecje. Dyshohet se mjeti ka...

Lajme të tjera

Web TV